Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku u përfshinë dy automjete dhe një motorçikletë.
Viktima është identifikuar si Viktor Nikolli, 73 vjeç, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë gjatë transportit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, si pasojë e dëmtimeve të shumta në trup.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e së hënës në afërsi të Shënkollit.
Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka qenë e fortë, ndërsa autoritetet policore kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes tragjike.



