Nga futbolli tek ekzekutimet/ Profili i Ragip Gilës, 29-vjeçari që u kthye në vrasës

Nga futbolli tek ekzekutimet/ Profili i Ragip Gilës, 29-vjeçari që u kthye në vrasës

Djali që do të niste karrierën si futbollist në familjen Gila ishte shpresa e një jete të lindur në vitin e mbrapsht 1997. Por me kalimin e viteve Ragipi la topin duke zgjedhur jetën e luksit, makinat dhe armët për tu future në një botë pa kthim. 

 

Atë të krimit të organizuar duke e bërë atë që sot të jetë i dyshuar si vrasës me pagesë dhe rrezikon dënimin e përjetshëm.

 

Koiçidencë apo jo / Vrasësi i dyshuar i atentatit të përgjakshëm në Shkodër Ragip Gila ka lindur në vitin e mbrapshtë 1997.

 

Teksa Shqipëria u përball me krizën më të madhe të sigurisë e rendit deri në përplasje civile, Gila lindi duke u bërë djali i tretë i familjes.

 

Me dy vëllezër më të mëdhenj se vetja, Gila në rrjetin e tij social tregon pasionin për motorat dhe automjetet.

 

Nuk mungojnë momentet e veshjeve luksoze apo jetës mes puro dhe rolex. Ndërsa në vegjëli ai ka qenë edhe pjesë e klubit të sportit Vllaznia.

 

Emisioni “FactCheck” sjell një pasaporta të të dyshuarit që prej datës 8 Shtator është i dyshuar si vrasës me pagesë dhe rrezikon burgimin e përjetshëm

  • Emri: Ragip Gila

  • Datëlindja: 24 shkurt 1997 (29 vjeç)

  • Vendlindja / Banesa: Lagjja “Partizani”, Shkodër

  • Arsimi: I mesëm

  • Statusi: I liruar me kusht në mars 2025, nën shërbim prove për 5 vite

  • Aktivitete të mëparshme: i dënuar për drogë, i hetuar për armë dhe logjistikë të grupeve kriminale

  • Ngjarja e fundit: Autor i masakrës së 8 shtatorit 2025 në Shkodër, me dy viktima dhe dy të plagosur

  • Arrestimi: Kapur pranë lumit Kir pas tentativës për arratisje me automjet e në këmbë

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy