
Një 37-vjeçar me banim në Itali, u arrestua nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për “përndjekje”.
Shtetasi me inicialet P.A., ka përndjekur një vajzë shqiptare 16 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. A., 37 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur një shtetase 16 vjeçe”, thuhet në njoftim.



