
Një sasi e konsideruese me lëndë narkotike të llojit kokainë është sekuestruar gjatë ditës së sotme në një aksion të zhvilluar në kryeqytet. Sisa e kapur është rreth 100 kilogramë, ndërsa sipas informacioneve mësohet se kjo sasi ka qëndruar në Portin e Durrësit në një kontenier me banane prej gati tre ditësh.
Gjatë kësaj kohe, kontenieri është mbajtur nën vëzhgim nga policia. Uniformat blu kanë ndjekur të gjithë itinerarin e drogës, ku nga Porti i Durrësit ka shkuar në urën e Beshirit në Tiranë.
Në këtë vend, ka ndërhyrë policia duke vënë në pranga dy persona dhe ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike. Në vijim pritet një njoftim zyrtar nga ana e policisë së Tiranë.
Vijon...



