Tritol shtëpisë së ish-punonjësit të administratës publike në Sarandë

Tritol shtëpisë së ish-punonjësit të administratës publike në Sarandë

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orën 04.35 të mëngjesit të sotëm në lagjen nr.1 Sarandë.

Shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Lefter Lefteri i njohur si Afez Kulla.

Lënda eksplozive e dyshuar si tritol ishte vendosur tek porta jashtë e vilës. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, policia ndodhet në vendngjarje.

"Më datë 05.12.2022 rreth orës 04:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në murin rrethues të banesës së shtetasit L. L, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale," njoftoi policia.

Në objektin 3 katësh ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej 4 anëtarësh e 54-vjecarit .

Ky i fundit rezulton ndërtues, ndërsa më parë ka qënë punonjës i administratës publike.

 Lefter Lefteri alias Afez Kulla, 54-vjeçari që iu tritoli në derën e shtëpisë ka punuar në administratën publike. Mësohet se Lefteri është kallëzuar në Policinë e Sarandës për një ndërtim pa leje në lagjen nr.1, ku dhe banonte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy