Abuzoi me tenderin brenda burgut 313/ SPAK kërkon "arrest me burg" për drejtorin Struga dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Abuzoi me tenderin brenda burgut 313/ SPAK kërkon "arrest me burg" për drejtorin Struga dhe dy bashkëpunëtorët e tij

SPAK ka kërkuar sot  masën e sigurisë arrest me burg për drejtorin e burgut 313, Eduart Struga dhe dy zyrtarët e tjerë të arrestuar 3 ditë më parë pasi akuzohen për korrupsion.

Bëhet me dije se arrestimi i Strugës dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, është bërë pasi akuzohen për korrupsion, konkretisht për marrje në zotërim të një dyqani në brendësi të ambienteve të burgut si dhe për përfitim parash.

Bashkë me Strugën në pranga kanë rënë edhe shtetasi F.A., shef logjistike në burgun 313 dhe një person tjetër, E.K., përfaqësues i një subjekti tregtar.

Sipas SPAK, drejtori dhe vartësi i tij të arrestuar kanë kërkuar shuma të konsiderueshme dhe kanë marrë rreth 550 mijë lekë të personit që kishte dyqanin në ambientet e burgut në këmbim të favoreve për t'i dhënë leje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy