Film me metrazh të shkurtër për të bindur të rinjtë që të votojnë për Evropën (VIDEO)

Film me metrazh të shkurtër për të bindur të rinjtë që të votojnë për Evropën (VIDEO)

Një muaj para zgjedhjeve evropiane, parlamenti i BE-së paraqet një film për të nxitur qytetarët që të shkojnë të votojnë. Filmi me metrazh të shkurtër me titullin ftues “Zgjidh të ardhmen tënde” ka si qëllim që të përfshijë dhe të bëjë përgjegjës brezin e të rinjve se do t’u duhet të bashkëjetojnë me rezultatet e zgjedhjeve të tyre në vitet në vazhdim. Filmi, i drejtuar nga Frédéric Planchon, ka narrator një vajzë të re që i bën thirrje ndjenjës së përgjegjshmërisë së zgjedhësve.

 "Çdonjëri prej nesh mund të lërë një gjurmë, por të gjithë së bashku mund të bëjmë ndryshimin. Zgjidh Evropën në të cilën do të doje që unë të rritem."

Zgjedhjet evropiane, që mbahen në të gjitha vendet e BE-së midis datave 23 dhe  26 maj përcaktojnë formën dhe drejtimin e së ardhmes së BE-së.

Tema e të qëndruarit bashkë është në linjë me rezultatet e një sondazhi telefonik të komisionuar nga Parlamenti në prill që tregon se 80% e qytetarëve mendon se ajo që i bashkon evropianët është më e rëndësishme sesa ajo që i ndan.

Negociatat mbi Brexit-in kanë treguar pasiguritë e krijuara nga një dalje e mundshme dhe rreziqet që mund të rrjedhin nga braktisja e mbrojtjes së BE-së.  Pyetjes se cilat janë ndjesitë e para që u vijnë në mend kur mendojnë BE-në, pjesa më e madhe e evropianëve është përgjigjur shpresë ose besim (55% gjithsej). Veç të tjerash, presionet e jashtme që vijnë nga vendet e treta i nxisin vendet e BE-së të rrinë të bashkuara nëse duan të kenë njëfarë ndikimi të sigurt dhe një peshë politike në rregullin e ri botëror.  Eurobarometri i pranverës tregon se qytetarët janë të interesuar mbi të gjitha për situatën ekonomike, perspektivat pushtuese, emigrimet, ndryshimet klimatike dhe për luftën kundër terrorizmit, të gjitha elemente që tregojnë nevojën për më tepër bashkëpunim dhe veprim të përbashkët.

E ardhmja e Evropës, pra, është në duart e atyre që do të shkojnë të votojnë në zgjedhjet evropiane të 23-26 majit.  Sipas Eurobarometrit të pranverës, rezulton se një e treta e qytetarëve të BE-së (35%) ishte e sigurt se do të votonte, kurse një e treta tjetër (32%) tha se nuk ishte e bindur.
Ndër të rinjtë në moshë vote vetëm 21% ishin të sigurt se do të votonin, ndërsa 34% nuk kishin vendosur ende.  Që nga dita e sotme 25 prill, filmi “Zgjidh të ardhmen tënde” do të jetë një kontribut online për të gjitha shtetet anëtare të BE-së. /sipas Ansa, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy