Tiranë/ Morën peng 35 vjeçarin dhe i kërkuan para, “arrest në burg” për 4 persona

Tiranë/ Morën peng 35 vjeçarin dhe i kërkuan para, “arrest në burg” për 4 persona

Katër persona janë lënë në burg dhe tre të tjerë arrest shtëpie pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë rrëmbyer një 35 vjeçar duke e kërcënuar për dhënie pasurie.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar "The debt".

Në kuadër të këtij operacioni: u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në burg", për shtetasit: T. Xh., alias H. Xh., 36 vjeç, A. O., 37 vjeç, A. P., 50 vjeç, dhe F. K., 49 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në shtëpi", për shtetasit: N. Q., 52 vjeç, S. K., 42 vjeç dhe A. M., 46 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", dhe "Heqja e paligjshme e lirisë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy