KPK shkarkoi nga detyra prokuroren e Tiranës, Ornela Rrumbullaku

KPK shkarkoi nga detyra prokuroren e Tiranës, Ornela Rrumbullaku

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi sot shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Ornela Rrumbullaku.

Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Xhensila Pinen.

Rrumbullaku u përball të hënën me KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për bilancet negative në vlera të mëdha, të konstatuara në burimin e krijimit të aksioneve të bashkëshortit në disa shoqëri private.

Ajo i kundërshtoi gjetjet e KPK-së, duke pretenduar se bashkëshorti nuk i kishte investuar ato para, por ishte dakordësuar me bashkëortakët që të kontribuonte me konsulencë juridike.

Rrumbullaku u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës si dhe nuk u evidentuan probleme domethënëse në kriterin profesional.

Ornela Rrumbullaku përfundoi studimet e Magjistraturës në vitin 2006 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Rrethit Kavajë.

Në vitin 2019, Rrumbullaku u komandua si këshilltare pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Deri në momentin e shkarkimit nga detyra ajo e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy