
Agron Xhafa, shoferi i autobusit urban të Unazës që u përfshi në aksidentin te Ura e Tajvanit, u la në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
63-vjeçari shkaktoi përplasjen e 9 automjeteve ku mbetën të plagosur 9 persona.
Sipas dëshmisë së tij, në momentin e përplasjes masive ai deklaroi se humbi vetëdijen. Gjatë marrjes në pyetje ai tregoi se vuan nga sëmundje të diabetit dhe tensionit.



