KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Elbasanit, Arbër Berexha

KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Elbasanit, Arbër Berexha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton sot se ka konfirmuar në detyrë prokurorin Arbër Berexha, i cili ushtron detyrën e tij si hetues në Prokurorinë e Elbasanit.

Trupa që mori në shqyrtim dosjen prokurorit Berexha, kryesohej nga gjyqtarja Etleda Çiftja, Brunilda Bekteshi relatore, si dhe Lulzim Hamitaj anëtar.

Prokurori Berexha u përball të mërkurën më 10 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe gjetjet për profesionalizmin. Berexha u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, deklarimet e pasurisë, por dhe kriterin e profesional.

“Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 10.1.2024, për subjektin e rivlerësimit, z. Arbër Berexha, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Arbër Berexha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan”, njofton KPK.

Arbër Berexha përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe pas një periudhe të shkurtër stazhi në Prokurorinë e Durrësit, u emërua në Prokurorinë e Elbasanit ku e ushtroi funksionin deri në qershor të vitit 2023, kur u caktua në Prokurorinë e Tiranës nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy