Zbardhet vjedhja e servisit të celularëve në Shkodër, arrestohet i dyshuari, gjendet pistoletë dhe kanabis

Zbardhet vjedhja e servisit të celularëve në Shkodër, arrestohet i dyshuari, gjendet pistoletë dhe kanabis

“Shop” u kodua një operacion i policisë së Shkodrës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes me thyerje, në një servis celularësh më 6 dhjetor, ku gjatë tij u vu në pranga një person i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një vjedhje me thyerje, në një servis celularësh, në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Shop”, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë, me prova ligjore të këtij rasti, si dhe për nxjerrjen para përgjegjësisë penale të autorëve të tij.

Si rezultat, u arrestua Xhonatan Bardhi, 19 vjeç dhe u referuan materialet dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për një 17-vjeçar, të dy banues në Shkodër.

Dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.12.2022, në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, kanë thyer xhamin e derës së një biznesi privat, servis celularësh, ku kanë marrë disa celularë dhe pajisje të tjera elektronike.

Në vijim, në kuadër të operacionit “Shop”, është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetasve, ku janë gjetur 9 aparate celulare të markave të ndryshme, pajisje të tjera elektronike, një pistoletë manovër, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.

Aktualisht vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të kryera nga këta shtetas, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy