
Aksident me pasojë dy infektive policie është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ndërsa në aksident janë përfshirë dy automjete, në njërën prej të cilave udhëtonin dy vajza që mësohet të jenë punonjëse të FRONTEX.
Menjëherë pas aksidentit të plagosurat janë dërguar në spitalin Rajonal të qytetit për ndihmë mjekësore, ku raportohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.




