
Mbi 1.5 milionë euro janë harxhuar deri më tani nga buxheti i Kosovës për t’i mbrojtur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare në Hagë.
Më së shumti mjete financiare janë shpenzuar për ta paguar avokatin mbrojtës e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, Jonathan Rees.
Ndërkaq, më së paku për mbrojte nga të akuzuarit deri më tani ka shpenzuar ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
315 mijë e 150 euro janë harxhuar nga kuleta e shtetit për avokatin e Gucatit, Rees të cilit muajin e parë të këtij viti i është aprovuar një fletëpagesë në vlerë prej 31 mijë euro.
Avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, David Young, është paguar nga shteti me 287 mijë euro.
Për mbrojtën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës, avokati holandez Von Bone ka marrë mbi 271 mijë euro.
Kurse, avokati i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Pierre R. Prosper, deri më tani është paguar mbi 251 mijë euro.
E shuma që për gjysmë viti është ndarë për avokatin e Jakup Krasniqit është për mbi 242 mijë euro.
Prej 1 milion e gjysmë euro të aprovuara, që nga nëntori i vitit të kaluar janë ekzekutuar vetëm rreth 400 mijë euro për mbrojtjen e 7 të akuzuarve, ndërsa pjesa tjetër është e aprovuar, por ende nuk wshtw aplikuar.



