Pas 8 ditësh, 64-vjeçari nga Dibra gjendet i mbytur në lum

Pas 8 ditësh, 64-vjeçari nga Dibra gjendet i mbytur në lum

Është gjetur nga policia trupi i pajetë i një 64- vjeçari që rezultonte i humbur prej 8 ditësh.

Viktima dyshohet se është mbytur në lumin Drin në Dibër.

Dibër/Informacion

Grupet e kërkimit të Policisë së Dibrës në bashkëpunim me banorët e zonës, në vijim të kërkimeve të pandërprera përgjatë lumit Drini i Zi, për gjetjen e shtetasit S.Ll, 64 vjeç, banues në njësinë Administrative Muhurr, i cili dyshohej se ishte mbytur, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pa jetë, rreth orës 17.00 të mbrëmjes së sotme në vendin e quajtur ‘Ura e Reçit’.

Nga kqyerja paraprake e trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe parapakisht dyshohet që shkaku i vdekjes është mbytja në lum.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy