Shoferja përplas dy këmbësor në Fier

Shoferja përplas dy këmbësor në Fier

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier.

Policia njofton se automjeti tip “Wolkswagen” që drejtohej nga një grua ka përplasur dy shtetas, të cilët janë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në afërsi të vendit të quajtur "Zogu i zi", Fier, shtetasja D. M., 31 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", ka përplasur dy këmbësorë, shtetasit A. G., 44 vjeç dhe M. G., 38 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy