
Një i burgosur i burgut të Drenovës, është dërguar në spitalin e Korçës me shenja helmimi.
MCN Tv mëson se i burgosuri u dërgua në spital, për shkak se kishte konsumuar një sasi ilaçesh.
Dyshohet se pas ndihmës së marrë në spital, ai ka vjedhur nga dhoma e mjekimit një bisturi, mjet i cili i është kapur gjatë kontrollit nga ana e policisë së burgjeve.
I burgosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, mund të jetë i paraburgosur në IEVP Drenovë ose i burgosur i sigurisë së zakonshme.



