Aeroporti i Kukësit, i inauguruar me pritshmëri në vitin 2021, vijon të jetë jashtë funksionit, ku gjatë vitit 2025 nuk është kryer asnjë fluturim komercial.
Ndërkohë, deklaratat për krijimin e një kompanie ajrore shqiptaro-kosovare dhe një studim fizibiliteti prej rreth 162 mijë eurosh për zhvillimin e aeroportit nuk kanë sjellë ende një afat konkret për rikthimin e tij në operim.



