
Shkodra është tronditur nga një tërmet i ndjerë pak minuta më parë.
Lëkundja është konfirmuar edhe nga Qendra Mesdhetare e Monitorimit të Tërmeteve.
Sipas të dhënave paraprake, epiqendra ka qenë në afërsi të fshatit Vajush.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Shkodrës, veçanërisht në katet e larta të pallateve.
Deri më tani nuk raportohen dëme apo të lënduar, ndërsa priten informacione të mëtejshme nga autoritetet për intensitetin dhe pasojat e tërmetit.



