Llabani: Ndaj Belerit është gjetur sebep për ta arrestuar. Për Bashën ka prova të reja në SPAK

Llabani: Ndaj Belerit është gjetur sebep për ta arrestuar. Për Bashën ka prova të reja në SPAK

Analistja Anduena Llabani thotë se çështja dhe hetimi ndaj kryebashkiakut të Himarës, Fredi Belerit, është i vonuar.

Duke folur për MCN Live, ajo deklaroi se Beleri prej shumë kohësh ka qenë i mbikëqyrur nga agjentë të policisë, edhe prej trazirave që kanë ndodhur në zonën ku ishte kryetar bashkie, duke përmendur procedura që nga pajisja me pasaporta greke apo për armë.

Unë nuk mendoj se Fredi Beleri është i pari dhe i fundit i akuzuar për blerje votash, unë kam qenë dëshmitare kur janë shpërndarë para në familje për vota.

Është gjetur sebep për ta arrestuar, një natë para se të arrestohej, Beleri ka qenë në darkë me një nga oligarkët tanë.

Ka bërë shumë gjëra të tilla që ka pasur dhe viktima, kjo është një e dhënë që sot në dosjen e policisë ka dhe një element të tillë.

Llabani shtoi se në dijeninë e saj ka materiale që janë sjellë ndaj Lulzim Bashës, për çështje që janë mbyllur dhe më parë dhe për prova të reja të papara më parë.

Nëse ndaj zotit Basha ka prova përtej atlantikut, a mund të pretendojmë se do na e sjellë zoti Basha standardin?

Basha ka qenë i proceduar dhe hetuar. Për Bashën ka prova të reja në SPAK dhe materiale që do e vendosin në një tjetër rast.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy