Operacioni “Bregdeti ynë” vijon me prishjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare të vendit.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, paralel me prishjen e ndërtimeve pa leje, që kanë uzurpuar hapësirat publike po vijon me largimin e inerteve nga territori.
IKMT ndau sot pamje nga pastrimi i inerteve në Ksamil pas prishjes së disa ndërtimeve pa leje.
Operacioni “Bregdeti ynë” nisi në 7 qershor nga Velipoja dhe Ksamili dhe synon prishjen e ndërtimeve pa leje, fillimisht në gjithë zonën bregdetare.
Ndërkohë pas pastrimit të zonës bregdetare do të nisë edhe shembja e ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura dhe përgjatë akseve rrugore në mbarë vendin.
Deri në fund të muajit qershor, 254 ndërtime pa leje, nga Velipoja deri në Ksamil, priten që të rrafshohen nga fadromat e IKMT-së.



