U gjet i pajetë në Itali/ Kush është 38-vjeçari shqiptar, kishte planifikuar pushimet në Shqipëri

U gjet i pajetë në Itali/ Kush është 38-vjeçari shqiptar, kishte planifikuar pushimet në Shqipëri

Planifikonte të kthehej në Shqipri për pushime, por është gjetur i pajetë në rrugën “Ticchioni” në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima është identifikuar si Mikel Gjini, 38 vjeç, i cili jetonte prej dy vitesh në Itali, ku punonte si punëtor ndërtimi.

38-vjeçari u gjet i pajetë mbrëmjen e së premtes, rreth orës 19:30, pranë portës së një ndërtese ndërsa trupi ishte i mbuluar në gjak. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shqiptari është përplasur nga një automjet dhe më pas është lënë në rrugë.

Një tjetër hipotezë që qarkullon është ajo se 38-vjeçari mund të ketë rënë nga ballkoni i pallatit ku jetonte, me apo pa dashje. Sidoqoftë sipas hetuesve, kjo hipotezë është më pak e besueshme. Mësohet se të afërmit e vetëm që viktima kishte në Itali ishin motra dhe një kushëri, me të cilin punonte në ndërtim.

I ndjeri kishte planifikuar që mëngjesin e së shtunës të kthehej në Shqipëri për të kaluar pushimet verore pranë familjes. Deri më tani asnjë prej miqve dhe të afërmve të tij nuk ka dhënë një indicie që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes. Policia pritet të këqyrë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy