Atentati ndaj Vinçesk Pirolit në Shkodër, identifikohet autori i dyshuar (Emri)

Atentati ndaj Vinçesk Pirolit në Shkodër, identifikohet autori i dyshuar (Emri)

Policia e Shkdrës ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar të atentatit ndaj shtetasit Vinçesk Pirolit, i cili mbeti i plagosur rëndë. Sipas policisë, në kërkim është shpallur 23-vjeçari Arjon Beiri, banues në lagjen “Partizani”, ndaj të cilit rëndon akuza për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” të kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtje pa leje”.

Policia thotë se 23-vjeçari nuk ka vepruar i vetëm. Ndërkohë, të enjten në rrugën “Hodo Beg Sokoli” në Shkodër u gjet i braktisur një makinë “BMW X5” që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes. Ky automjet është marrë me qira nga 23-vjeçari Arjon Beqiri në datën 3 Janar 2022, pikërisht në ditën kur u qëllua me armë Vinçesk Piroli.

Në lidhje me këtë ngjarje, më datë 05.01.2022 janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, edhe vetë i plagosuri Vinçesk Piroli dhe kushëriri i tij Marjan Marku, 29 vjeç, i cili ka transportuar 34-vjeçarin në spital, por nuk ka njoftuar policinë dhe nuk ka kallëzuar për rrethanat e ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy