U kap me armë zjarri dhe municion, arrestohet 18-vjeçari në Sarandë

U kap me armë zjarri dhe municion, arrestohet 18-vjeçari në Sarandë

Një 18 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi është kapur në flagrancë me armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do t’i shiste në qytetin e Sarandës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Strike 7", për goditjen e një rasti në këtë fushë.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi L. V., 18 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 18-vjeçarit, i cili në momentin e ndalimit nga Policia udhëtonte me një motomjet, shërbimet e Policisë i gjetën 1 armë zjarri pushkë, krehër dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i shiste në qytetin e Sarandës.  

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi O. Xh., 20 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se kishin dijeni për veprimtarinë kriminale të shtetasit L. V.   

Arma e zjarrit pushkë, municioni luftarak dhe motomjeti që drejtonte 18-vjeçari, në momentin e kapjes në flagrancë nga Policia, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy