Hynë në një banesë në Tiranë dhe vodhën me dhunë, arrestohen dy autorët e dyshuar

Hynë në një banesë në Tiranë dhe vodhën me dhunë, arrestohen dy autorët e dyshuar

Dy persona të dyshuar të cilët vodhën me dhunë në një banesë në Tiranë, janë vënë në prangat e policisë.

 

Nga hetimet e kryera pas njoftimit se në banesën e dy perso9nave, në rrugën “Gjon Buzuku”, në mesnatë, më datë 23 qershor, ishin vjedhur nëpërmjet kanosjes me mjete prerëse, një shumë parash dhe 4 celularë, efektivët e komisariatit Nr. 4 finalizuan operacionin e koduar “Doorbell”.

 

Në kuadër të operacionit u kapën në zonën e quajtur “Alliasi”, dhe u vunë në pranga bashkautorët e dyshuar, E. S., 20 vjeç dhe K. K., 19 vjeç, si dhe u shpall në kërkim autori tjetër i dyshuar, Xh. T., 21 vjeç.

 

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ata kanë kanosur me disa mjete prerëse, 2 poseduesit e banesës në rrugën “Gjon Buzuku”, për të vjedhur aty, një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 4 celularë.

 

Aktualisht po punohet për kapjen e 21-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve, në të cilën mund të jenë përfshirë këta shtetas.

 

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 900 euro dhe 4 celularë, dyshohet të vjedhura. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy