KLGJ hedh nesër shortin për Kolegjin Zgjedhor

KLGJ hedh nesër shortin për Kolegjin Zgjedhor

Shorti për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve që do të jenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor hidhet të martën.

Këshilli i Lartë Gjyqësor do ta organizojë shortin e përzgjedhjes në mjediset e “Polit të Drejtësisë”.

Në garë për tetë vendet në Kolegjin Zgjedhor janë 20 gjyqtarë.

Shorti do të jetë transparent dhe i hapur për publikun, përfaqësuesit e KQZ si dhe partitë politike.

Emrat e dalë nga ky short do të përbëjnë Kolegjin e ri Zgjedhor që do të vlerësojë zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021 si dhe gjithë ankesat nga subjektet politike mbi shkeljet e mundshme përgjatë procesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy