Sekuestrohen 4200€ bizhuteri të padeklaruara në Kapshticë/ Procedohen penalisht babë e bir nga Turqia

Sekuestrohen 4200€ bizhuteri të padeklaruara në Kapshticë/ Procedohen penalisht babë e bir nga Turqia

Policia e Korçës bën të ditur se Shërbimet e PKK Kapshticë referuan materialet në Prokurori për procedim në gjendje të lirë për shtetasit turq M. K., 47 vjeç dhe I. K., 21 vjeç, babë e bir.

Të njëjtëve, në dalje, iu gjetën në çantë dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa bizhuteri argjendi, me vlerë rreth 4200 euro, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm  Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy