Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 të tjerë

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 të tjerë

Policia ka vënë në pranga 2 persona dhe ka proceduar penalisht 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Është arrestuar 31-vjeçari me iniciale K. Z., pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nipit dhe vëllait të tij shtetasve I. Z., dhe Ç. Z., të cilit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.

Po ashtu është arrestuar ën flagrancë A. K., 43 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.

Njoftimi i plotë: DVP Elbasan

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. Z., 31 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nipit dhe vëllait të tij shtetasve I. Z., dhe Ç. Z., të cilit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në fshatin Valas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi

u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

——-

Specialistët për Hetimin e Krimit referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

-F. L., 51 vjeçe, banuese në fshatin Zdrajsh, Librazhd, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës së saj, shtetases Sh. L.

-E. H., 26 vjeç, R. O., 41 vjeç dhe A. S., 21 vjeç, banues në qytetin e Prrenjasit, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”,pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy