Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Mamurras-Laç, pranë zonës së Gjormit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur. Burime paraprake bëjnë me dije se disa prej të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Forca të policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.



