
Një i mitur 12 vjeç është aksidentuar nga një automjet tip "Benz" në pronësi të shtetasit E.B.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz. I mituri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Në njoftim thuhet:
Më datë 04.10.2023, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, dyshohet se një automjet tip "Benz", në pronësi të shtetasit E. B., ka aksidentuar një të mitur 12 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
I mituri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit".



