Makina del nga rruga në Fier, plagosen tre persona

Makina del nga rruga në Fier, plagosen tre persona

Aksident me pasojë tre persona të plagosur rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:25, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Frakull e Madhe, Fier, ku ka dalë nga rruga automjeti tip "Fiat" me drejtues shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Varibob.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet, shtetasi A. S., 33 vjeç dhe shtetasja Xh. S.

Menjëherë pas aksidentit të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal te qytetit ku raportohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy