Gjendjet i pajetë brenda automjetit bashkëshorti i eurodeputetes italiane

Gjendjet i pajetë brenda automjetit bashkëshorti i eurodeputetes italiane

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate në Itali Francesca Donato është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij tip “Range Rover”.

Ka qenë eurodeputetja ajo që ka vënë alarmin pasi bashkëshorti i saj Angelo Onorato nuk po i përgjigjej telefonave, dhe pas lokalizimit me GPS të makinës së tij, ka njoftuar autoritetet.

Drupal Ad

 

 

 

Mediat italiane raportojnë se Onorato, një arkitekt dhe pronar i një dyqani mobiliesh, u gjet me një shirit plastik në qafë të shtrënguar fort dhe me njolla gjaku në këmishë.

Autoritetet janë duke hetuar në dy pista, vrasje dhe vetëvrasje. Mediat italiane raportojnë se avokati i viktimës ka dorëzuar në polici një letër të cilën klienti i tij ia kishte lënë në dorëzim kohë më parë.

Kush është Françeska Donato, eurodeputetja gruaja e Angelo Onoratos që vdiq në Palermo

“Nëse ndodh diçka, dërgoja këtë letër gruas sime”, kështu mësohet të ketë cituat avokati, viktimën.

Bashkëshortja e tij  i ka treguar policisë se kohët e fundit ndihej krejtësisht i dëshpëruar. Ndërkohë një mik në dëshminë e tij ka deklaruar se sipërmarrësi kishte shumë borxhe.

Kufoma e sipërmarrësit Onorato në makinën e tij

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy