Gjykata e Tiranës ka dënuar në total me 37 vite burg dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera, të pandehur për vrasjen e taksistit Abdulla Budlla. Ngjarja ndodhi në muajin gusht të vitit 2020 në Fushë-Krujë, ndërsa vëllezërit Shera u gjetën fajtorë gjatë fazës së hetimit.
Në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, Saimir Shera është shprehur se viktima kishte krijuar një lidhje me nënën e tyre dhe për këtë fakt, nuk kishte dururur dot opinionin në fshat. “I ngjita makinës me qera frazën e urimeve në dasmë dhe i kërkova vëllait tjetër t’i jepte automjetit”, ka treguar në gjykatë 33-vjeçari.
“E pashë Budllën në makinën e tij, dhe humba arsyen ndaj e qëllova me një armë të 1997”, ka thënë gjithashtu Saimir Shera.
33-vjeçari ka kërkuar që faji t’i mbetej vetëm atij, pasi vëllai i vogël nuk kishte dijeni mbi veprimet që ai do të kryente. Mirëpo, pretendimet e të riut nuk janë marrë për bazë nga Gjyakat, e cila ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për dënimin e dy të pandehurve.



