Shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e pasagjerit, arrestohet 58-vjeçari në Fushë-Krujë

Shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e pasagjerit, arrestohet 58-vjeçari në Fushë-Krujë

Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin tragjik në Fushë-Krujë, ku humbi jetën një 44-vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ndalimin e shtetasit N. K., 58 vjeç, pasi gjatë ditës së djeshme ka humbur kontrollin e mjetit, i cili është përplasur me kolonën e murit të një subjekti privat dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes, pasagjeri në automjet, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy