
Tre pjesëtarë të një familjeje nga Gjilani i Kosovës ndërruan jetë në Shqipëri. Shkak është bërë helmimi nga kërpudhat.
Viktimat janë Elfete, Afrim dhe Ferzinaze Haliti. Familja nga Kosova po pushonte në banesën private në Gjirin e Lalzit.
Sipas të dhënave të para, dyshohet se ata i kanë mbledhur kërpudhat në pyll dhe i kanë konsumuar në shtëpinë e tyre.
Pasi kanë shfaqur shenjat e para, ata janë drejtuar për në qendrën shëndetësore Manëz për mjekim, ndërsa më pas janë kthyer në shtëpi, ku gjendja është përkeqësuar dhe kanë ndërruar jetë në distancë kohore nga njëri-tjetri.
Lidhur me këtë, policia e Manzës ka nisur procedimin penal për "Mjekim të pakujdesshëm” për dy mjekët: Sh. B., 54 vjeç dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës.



