Sekuestrimi i 262 kg kanabis në Vlorë, “Çairet” çojnë në 3 numrin e të arrestuarve

Sekuestrimi i 262 kg kanabis në Vlorë, “Çairet” çojnë në 3 numrin e të arrestuarve

Shkon në tre numri i personave të arrestuar në vijim të operacionit të koduar “Çairet”, ku në muajin gusht 2021, u sekuestrua 262 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe u shpallën në kërkim 3 autorët e dyshuar të veprimtarisë kriminale.

Gjatë mbrëmjes së të hënës është vënë në pranga një nga personat e shpallur në kërkim, pas informacioneve të siguruara për vendndodhjen e tij.

Në vijim të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i Klajdi Kapllanaj, 21 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në bashkëpunim.

21-vjeçari është shpallur në kërkim në muajin gusht të vitit të kaluar, së bashku me shtetasit F. K., 45 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Çairet”, në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit F. K., u gjetën dhe u sekuestruan 210 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient pranë banesës së këtij shtetasi, e përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, policia gjeti fidanë narkotikë të kultivuar në serë dhe në kubikë, si dhe 52 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, në proces tharjeje.

Gjithashtu, gjatë operacionit, në gusht 2021, u arrestuan në flagrancë A. T., 61 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Kaninë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe G. I., 51 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Aktualisht vijon puna për kapjen e dy shtetasve të tjerë që janë shpallur në kërkim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy