SPAK mbyll hetimet për grupin e Suel Çelës/ 21 të pandehur në gjykim, tentativa vrasjesh, trafik droge dhe korrupsion (VIDEO)

SPAK mbyll hetimet për grupin e Suel Çelës/ 21 të pandehur në gjykim, tentativa vrasjesh, trafik droge dhe korrupsion (VIDEO)

SPAK mbyll hetimet për grupin e Suel Çelës/ 21 të pandehur në gjykim, tentativa vrasjesh, trafik droge dhe korrupsion

 

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim grupin e Suel Çelës. 

 

Përmes njoftimit, SPAK bën të ditur se 21 të pandehurit janë nën akuzë për veprat penale si “vrasje të mbetura në tentativë”, “trafik droge” dhe “korrupsion aktiv dhe pasiv” në sistemin e drejtësisë dhe sektorin privat, të kryera në kuadër të organizatës dhe grupit të strukturuar kriminal.

 

Mes të pandehurve, janë përfshirë edhe disa emra të njohur, si ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni dhe 2 gazetarë.

 

7 të pandehurit: Suel dhe Mario Çela, Klaus Matishi, Xhino Roka, Marsel Roka, Prekë Kodra dhe Ledio Zabeli, akuzohen për tentativë vrasjeje ndaj Ardjan Çopjas, emër i njohur për drejtësinë dhe nën akuza për disa ngjarje kriminale.

 

Sipas SPAK, ata vepruan në bashkëpunim, duke planifikuar dhe përgatitur atentatin por pa arritur të përfundojnë aktin. Hetimet tregojnë se kjo tentativë ishte pjesë e veprimtarisë më të gjerë kriminale që përfshinte trafik droge, mbajtje pa leje armësh dhe korrupsion në sistemin e drejtësisë.

 

Personat e tjerë në gjykim akuzohen për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në Europë. Konkretisht Skënder Sufaj, Marsel Shega, Renato Hasani, Hajdar Lala, Xhino Roka dhe Klaus Matishi, dyshohen se kanë organizuar dhe koordinuar transportin e drogës përmes rrjeteve kriminale të strukturuara.

 

Sipas hetimeve të SPAK, avokatja Blerina Beqiri dhe Pajtime Fetahu dyshohet se kanë marrë para që të ndryshonin vendime gjyqësore në favor të grupit kriminal. Ato dyshohet se kanë ndikuar që dënimet të ishin më të lehta ose të mos ekzekutoheshin, në raste kur anëtarët e grupit ishin të akuzuar për drogë ose vrasje në tentative.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy