Të shtëna me armë në një lokal në Kosovë, ndërron jetë një person

Të shtëna me armë në një lokal në Kosovë, ndërron jetë një person

Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë të Kosovës, ndërsa ka humbur jetën disa orë më pas në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 kur është njoftuar policia se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, por nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra.

I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy