Një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal në zonën e Tales në Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se është shtetasi Vasil Cekaj.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa nga hetimet paraprake ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanal. Si pasojë e goditjes, ai ka gjetur edhe vdekjen.



