Gjendja shëndetësore e priftit 63-vjeçar Kristaq Viso, i cili ra nga çatia e kishës ku shërben në Korçë, është përkeqësuar dhe ai është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Vendimi për transferimin është marrë nga kryepeshkopi Joan Pelushi pasi ai ka kërkuar transferimin e tij në Tiranë duke qenë se gjendja e priftit është shumë e rënduar për shkak të dëmtimeve në kokë.
Prifti Viso, paraditen e sotme ndodhej mbi çatinë e kishës për të hequr disa tjegulla dhe llamarina të vjetra, si pjesë e përgatitjeve për rikonstruksionin e objektit.
Çatia, për shkak të vjetërsisë dhe kalbjes, u shemb papritur duke e rrëzuar priftin brenda ambientit të kishës.



