Digjet lokali veror në Zvërnec

Digjet lokali veror në Zvërnec

Një lokal veror është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së premtes në zonën e plazhit në Zvërnec. Sipas informacioneve të policisë, lokali ishte me konstruksion druri, ndërsa si pasojë e zjarrit janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Forcat zjarrëfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 20:15, në fshatin Zvërnec, në afërsi të plazhit, ka rënë zjarr në një lokal veror me konstruksion druri. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy