Zbardhet atentati në Lezhë, Policia: Ndodhi pas një konflikti

Zbardhet atentati në Lezhë, Policia: Ndodhi pas një konflikti

Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Nënë Tereza”, ku është qëlluar me armë ndaj mjetit që drejtohej nga 25-vjeçari Eduart Pica. Pas hetimeve të kryera, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe mjetin tip “Benz”, me të cilin ka lëvizur autori. “Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në lagjen ‘Nënë Tereza’, Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta bëri të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., banues në Lezhë”, njoftoi policia.

Sipas policisë, shtetasi E. Sh., dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E. P. Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy