Kush kualifikohet për polic vullnetar ka një listë të gjatë detyrash që mund ti ushtrojë. Përafërsisht 42 të ndara në 7 kategori, ndërsa veç uniformës me simbolet e Policisë së Shtetit nuk do ti lejojë atyre të mbajnë armë.
42 funksione do të kenë të drejtë të ushtrojnë policët vullnetarë të cilat pas miratimit të vendimit të qeverisë planifikohet të jenë aktiv nga shtatori i këtij viti. Emisioni “FactCheck” mëson se ata do të jenë policë me uniformë por pa armatim luftarak përgjatë shërbimit.
Angazhimi i tyre sipas VKM fokusohet në shtatë fusha kryesore si: Rendi publik në aktivitete masive, Menaxhim i trafikut rrugorë, Siguria në Institucionet Arsimore, Parandalimi i krimeve dhe mbështetje e patrullimeve patrullave, Mborjtia e Pronës dhe Mjedisit, Mbështetja e Polcisë Kufitare dhe Emergjencat Civile.
Emisioni “FactCheck” sjell një listë të detajaur të këtyre detyrave në patrullim:
1. Rendi publik në aktivitete masive
o Mbështetje për ruajtjen e perimetrit të aktiviteteve publike.
o Pjesëmarrje në pika kontrolli dhe drejtimin e turmave.
o Këshillim, informim i policisë dhe ndihmë në ruajtjen e rendit në ditë të ngarkuara.
(10 funksione kryesore)
2. Menaxhimi i trafikut rrugor
o Sigurimi i kalimeve të nxënësve dhe qytetarëve.
o Ndihmë në zonat me trafik të lartë, përdorimi i sinjalistikës.
o Disiplinimi i mjeteve në raste panairi dhe fushata ndërgjegjësimi.
(4 funksione)
3. Siguria në institucionet arsimore
o Patrullim pranë shkollave dhe menaxhim trafiku.
o Monitorim i hyrje-daljeve dhe sjelljeve të dyshimta.
o Ndihmë në emergjenca, rritje ndërgjegjësimi dhe raportim i problemeve.
(9 funksione)
4. Parandalimi i krimit dhe mbështetje patrullimesh
o Patrullime në zona me risk dhe në orare problematike.
o Bashkëpunim me komunitetin dhe organizata për mbledhje informacioni.
(5 funksione)
5. Mbrojtja e mjedisit dhe pronës
o Informim për dëme ndaj mjedisit dhe patrullim në zona të mbrojtura.
o Ndërgjegjësim për mbrojtjen e natyrës.
(3 funksione)
6. Mbështetje e Policisë Kufitare
o Asistencë për udhëtarët dhe ndihmë në flukse migratore.
o Parandalim krimesh ndërkufitare dhe ndihmë në kriza humanitare.
(4 funksione)
7. Emergjenca civile dhe kërkim-shpëtim
o Krijim perimetri sigurie, informim dhe ndihmë në raste fatkeqësie.
o Pjesëmarrje në kërkim-shpëtim dhe mbrojtje të vendngjarjeve.
(7 funksione)



