Vodhi “Range Rover” në Velipojë, arrestohet 23 vjeçari nga Kurbini

Vodhi “Range Rover” në Velipojë, arrestohet 23 vjeçari nga Kurbini

Një 23 vjeçar me inicialet A.P është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se është personi që ka vjedhur një mjet luksoz tip Range Rover, të një pushuesi nga Tirana në plazhin e Velipojës.

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me strukturat e Lezhës pas një pune të mirorganizuar kanë arrestuar shtetasin me inicialet A. P., 23 vjeç, banues në Mamurras pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së automjetit luksoz, tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit D. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka qenë me pushime në plazhin e Velipojës, Shkodër.

Njoftimi

Zbardhet dhe dokumentohet vjedhja e një mjeti luksoz në Plazhin e Velipojës.

Ndalohet autori i dyshuar i vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë zbardhur dhe dokumentuar vjedhjen e një mjeti luksoz në plazhin e Velipojës.

Në bashkëpunim me strukturat e DVP Lezhë, pas një pune të mirorganizuar u bë ndalimi i shtetasit A. P., 23 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së automjetit luksoz, tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit D. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka qenë me pushime në plazhin e Velipojës, Shkodër.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy