
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Tiranë, ku si pasojë e një zjarri të rënë në një banesë ka humbur jetën një 69 vjeçare.
Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndiodhur në zonën e Astirit në Tiranë, në rrugën “Loni Ligori” në banesën e shtetases L.Z, 69 vjeçe.
Për pasojë e rënies së zjarrit shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, si pasojë e asfiksisë.
Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspertizë mjeko-ligjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.



