Gjyqi ndaj Izet Haxhisë, akuza kërkon shoqërimin me forcë të dëshmitarëve

Gjyqi ndaj Izet Haxhisë, akuza kërkon shoqërimin me forcë të dëshmitarëve

Gjykata e Tiranës ka shtyrë sërish sot seancën gjyqësore ndaj Izet Haxhisë, i akuzuar për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Shkak për shtyrjen e seancës mësohet se është bërë mungesa e avokatit mbrojtës, Idajet Beqiri.

Sakaq, në seancën e sotme u paraqit edhe një nga dëshmitarët e kërkuar në proces, Kujtim Riza. Por këtij të fundit do t’i duhet të rikthehet sërish në gjykatë seancën e ardhshme.

Prokurori Dritan Dushi, për dëshmitarët të cilët nuk kanë paraqitur shkaqe ligjore për të mos u paraqitur në seancë ka kërkuar që ata të shoqërohen forcërisht në seancë. Ndërkohë, togat e zeza vendosën që të caktojnë avokat kryesisht për Izet Haxhinë, Elvis Gorishtit. Gjithashtu vendosi të urdhërohet shoqërimi i detyrueshëm për dy dëshmitarë, Agim Logu dhe Kleo Murataj.

Senaca e ardhshme do të zhvillohet në datë 4 dhjetor, në orën 12:00. Ndërkohë, kujtojmë që Izet Haxhia më herët kishte kërkuar përjashtimin e trupës gjykuese, por kërkesë kjo që është rrëzuar nga Gjykata e Lartë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy