
Një zjarr ka përfshirë azilin e të moshuarve në Kavajë. Flakët janë përhapur në një moment kur të gjithë të moshuarit ndodheshin në ndërtesë. Për pasojë është lënduar një prej tyre. Pas ndërhyrjes së zjarrfikëses, situata është vënë nën kontroll. Shtëpia e të Moshuarve është institucion shtetëror, në varësi të Bashkisë së Kavajës.
Njoftimi
Më datë 23.01.2023, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një qendër për të moshuar.
Si pasojë është dëmtuar lehtë një e moshuar që qëndron në këtë qendër.
Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



