Pogradec, burri plagos gruan me thikë

Pogradec, burri plagos gruan me thikë

Një plagosje me thikë është shënuar në Pogradec mesditën e sotme, ku burri ka qëlluar me thikë gruan e tij, në banesën e tyre në lagjen nr.4 të qytetit. 

 

Dyshohet se çifti ka patur një konflikt të çastit dhe burri ka marrë thikën duke e plagosur të shoqen.

 

Policia njofton se R. Xh., 30 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti në banesë ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, B. Xh., 28 vjeçe, e cila po merr mjekim në spital.

 

30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe po kryhen veprimet procedurale.

 

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy