
Gjykata e Apelit ka lënë të lirë kreun e kadastrës në Durrës, Liridon Pulën, duke ndryshuar masën e arrestit, në detyrim paraqitjeje.
Kreu i Kadastrës Durrës u arrestua pas akuzave të ngritura nga prokurori Arjan Ndoja për shpërdorim detyre.
Ndërkohë, edhe zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar disa ditë më parë duke thënë se prokurori i çështjes Arjan Ndoja dhe gjyqtarja po i bëjnë presion psikologjik një zyrtari të shtetit.



