Po kthehej nga puna në shtëpi, shqiptari gjendet i vdekur në kanal në Itali/ Emri

Po kthehej nga puna në shtëpi, shqiptari gjendet i vdekur në kanal në Itali/ Emri

Një 53-vjeçar shqiptar humbi jetën në Itali në rrethana që mbeten ende për t’u sqaruar teksa ishte duke u kthyer për në shtëpi në përfundim të turnit të punës.

Viktima dyshohet të ketë rrëshqitur dhe përfunduar në një kanal në Sile, me fytyrën përmbys në vijën e ujit që nuk i kalonte 20 centimetra.

Bëhet fjalë për 53-vjeçarin Gëzim Muho, i cili punonte si pjatalarës në një restorant të njohur me emrin Vecio Piave, në Caposille, në zonën e San Dona.

Viktima u gjet nga një kalimtar i rastit pasditen e së hënës, teksa po lëvizte me mjet.

Pavarësisht njoftimit të ndihmës së shpejtë, Muho u deklarua i vdekur.

Siç raportojnë mediat italiane, 53-vjeçari ishte duke shkuar për në shtëpi në këmbë, kur rrëshqiti në rrethana ende të paqarta dhe përfundoi në kanal.

Dyshohet se vdekja e shqiptarit mund të ketë qenë aksidentale dhe rrëshqitja mund të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë problemi të tij shëndetësor.

Muho jetonte në Itali prej disa vitesh, i vetëm dhe jo shumë larg vendit ku u gjet i vdekur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy